Barazimi 2-2 ndaj Zvicrës ka sjellë optimizëm dhe vetëbesim në radhët e Kosovës para përballjes vendimtare për fatet e kualifikimit sonte ndaj Rumanisë në Bukuresht.
Tekniku i dardanëve, Primosh Gliha u shpreh optimist për një rezultat pozitiv në Bukuresht.
“Pres një rezultat pozitiv, ne do të japim gjithçka. Luajmë kundër një ekipi me shumë lojtarë teknikë. Megjithatë, edhe ne kemi lojtarë të mirë, që zhvillohen në klube të mëdha”, ka thënë fillimisht Gliha.
Më pas trajneri slloven i Kosovës u ndal te ndeshja, duke thënë se të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë dhe se tifozët do të kënaqen me lojën që do të zhvillohet.
“Jemi përgatitur mirë, jam i sigurt se loja do të jetë shumë e bukur. Ne kemi nevojë për pikë, por edhe Rumania gjithashtu. Jam i sigurt se shikuesit do ta shijojnë” – tha ai para gazetarëve.
Kosova ka 4 pikë në grupin F, ndërkohë që Rumania ka 9. Një fitore e dardanëve do të rihapte garën për kualifikim në Euro 2024.