Interi pret sonte Milanin në derbin e parë të Milanos për këtë sezon.
Të dy ekipet e kanë nisur mirë sezonin me pikë të plota në javët e para.
Inzagi dhe Pioli u shprehën optimistë për marrjen e tre pikëve, ndërkohë që ekipet vijnë pa problem serioze me dëmtimet në këtë përballje.
Interi pritet të luajë me Zomer në portë, Açerbi, Darmian dhe Bastoni në treshen e mbrojtes, ndërsa mesfusha do të jetë me Çalhanoglu, Barela, Mkhitarian, Di Marko dhe Dumfriz. Lautaro dhe Turam formojnë dyshen e sulmit.
Në kampin tjetër, në portë Menjo, ndërsa në katërshen e mbrojtjes rreshtohen Kalabria, Çao, Kjaer dhe Hernandez. Treshja e mesfushës me Rejnders, Kruniç dhe Loftus-Çek. Pulisiç dhe Leao do të formojnë treshen e sulmit në mbështetje të Zhiru.