Karlo Ançeloti e sheh Mançester Sitin si favorit për të fituar sërish Championsin këtë sezon. Tekniku italian tha në konferencën e shtypit para përballjes mes Realit të Madridit dhe Unionit të Berlinit se skuadra e tij ka potencial për të synuar trofeun, por Siti i Pep Guardiolës mbetet skuadra për t’u mundur.

“Mançester Siti është favorit sepse ka një skuadër që e ka fituar vitin e kaluar dhe që nuk ka ndryshuar shumë. Por në Champions League, si gjithmonë, në pjesën e fundit ka surpriza. Unë e shoh Realin e Madridit si një ekip që është në gjendje të garojë deri në fund. Ne kurrë nuk mendojmë se jemi favoritë, ashtu siç nuk mendoj se Siti mendon kështu. Ata fituan vitin e kaluar, ndaj mund të thuash se janë favoritët.” – u shpreh Ançeloti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *