Ishte historike për arbitrimin shqiptar sfida e Championsit mes Jang Boys dhe Lajpcigut pasi bilbili iu besua Enea Jorgjit.

Arbirtri i njohur i kampionatit shqiptar pati një paraqitje pozitive, ndërsa deklaron se përjetoi emocione të forta pas sfidës.

“Të them të drejtën mendoj se kam bërë mirë. Shumë vlerësim i madh… ishte hera e parë, mendoj se dhamë maksimumin si skuadër për të bërë më të mirë për të përfaqësuar Shqipërinë dhe arbitrimin shqiptar, të gjithë shqiptarët aty ku e meritojnë. Pati fair play. Të gjithë e mirëpritën arbitrimin tonë. Kam marr plot mesazhe, plot opinione, plot këndvështrimi, 90 % e tyre janë pozitive dhe mendoj se kemi bërë një paraqitje të denjë.

Kemi diskutuar shumë para ndeshjes dhe vetë e ndjeja se do kishim emocion shumë të fortë, sidomos gjatë himnit, sepse ajo është diçka që me të vërtetë të prek. Nuk e ndjeva shumë, por ndoshta ishte ajo bota ime të përqendrohem dhe më bëri të qëndroj larg emocioneve. Çuditërisht emocionet i ndjeva pas ndeshjes kur u futa në dhomën e zhveshjes. Pastaj po filloja dhe të ndjeja çfarë kisha kaluar, çfarë kisha kaluar, atmosferën, ndeshja, lojtarët, dhe pastaj më dhanë disa të dridhura…normale besoj.”- tha 39-vjeçari në emisionin e mëngjesit në ABC News.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *