Silvinjo do të udhëtojë drejt Londrës për të takuar Mauricio Poçetinon dhe stafin mjekësor të Çelsit. Braziliani kërkon të marrë aprovimin nga blutë e Londrës për grumbullimin e Brojës për sfidën ndaj Çekisë me 12 tetor në Tiranë.
Broja do të luajë ndeshjen e parë me 21 vjeçarët e Çelsit pas 9 muajsh jashtë fushave dhe ky zhvillim ka rritur pritshmëritë se sulmuesi mund të grumbullohet ndaj Çekisë ku mund të marrë dhe minuta duke ardhur nga stoli.
Silvinjo e ka thkesuar shpesh në prononcimet e tij se me Brojën sulmi i kombëtares do të ketë një tjetër marsh, ndërkohë që po përpiqet të bindë drejtuesit e Çelsit për ta lejuar të grumbullohet për sfidën vendimtare ndaj Çekisë.