Armando Broja e nisi si titullar sfidën ndaj Fulhamit dhe arriti të gjejë rrugën e rrjetës në fitoren 0-2 të Çelsit. 

Kjo fitore ka risjellë entuziazmin në skuadrën e Mauricio Poçetinos e cila ka pasur shumë luhatje në javët e para të sezonit.

Tekniku argjentinas pati fjalë të mira për Brojën duke e vlerësuar paraqitjen dhe golin e shënuar prej tij. Ai shtoi se dëmtimi i pësuar nga 22-vjeçari në pjesën e dytë nuk duket të jetë serioz.

“Është shumë e rëndësishme për sulmuesit që të shënojnë. Ai luajti shumë mirë. Ishte i pafat në pjesën e parë, ndjeu diçka, por nuk është një problem dhe do të jetë gati për fundjavën. Jam shumë i lumtur për të dy shënuesit. Jam i kënaqur edhe për Brojën, i cili kishte munguar për një kohë të gjatë.” – tha Poçetino..

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *