Silvinjo dha një intervistë për Reuters ku foli për përvojën e tij në krye të kombëtares shqiptare.

Tekniku brazilian i kuqezinjve theksoi ndër të tjera se është dashur një punë dhe angazhim i madh për të sjellë kombëtaren në këto nivele ku kualifikimi për në EURO 2024 është një hap larg. 

Ai shtoi se skuadra tashmë ka krijuar një identitet të sajin dhe ky identitet duhet ruajtur me përkushtim dhe shpirt luftarak. 

Për Silvinjon, përballja e nesërme me Çekinë është prova e parë e fazës më vendimtare për synimet e kombëtares shqiptare në këtë fazë kualifikuese.

“Ne kemi tre finale përpara dhe duhet të përballemi me të njëjtin qëndrim që kemi pasur deri më tani. Gjithçka fillon të enjten. Ne jemi të vetëdijshëm për entuziazmin e tifozëve tanë, por lojtarët e dinë se ky është skenari i jashtëm, diçka që nuk mund ta kontrollojmë. Ata janë absolutisht të qetë dhe të ndërgjegjshëm. Një fitore të enjten do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit tonë të shumëpritur. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, por ende nuk është përcaktuese. Ne patëm një shans të vërtetë për t’u rikthyer me një rezultat më të mirë nga ajo ndeshje, por gjëja më e rëndësishme që morëm nga debutimi ishte se u lidhëm me lojtarët dhe ata e kuptuan menjëherë se çfarë donim. Sigurisht që ne duam të jemi një ekip i mirë organizuar, të shënojmë gola të mëdhenj, të ndërtojmë lojëra të bukura, por unë insistoj në idenë që kjo skuadër duhet të ruajë identitetin e saj, domethënë shpirtin luftarak. Vullneti, guximi dhe qëndrimi në çdo lojë. Kjo është diçka që lojtarët e kuptuan që nga fillimi. Duhej të jetonim në Tiranë për të zhvilluar punën tonë. Udhëtojmë shumë, takohemi me lojtarët, por databaza që kemi nga FA e Shqipërisë në Tiranë është e paçmueshme.” – u shpreh Silvinjo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *