Arlind Ajeti do të jetë risia e formacionit të Silvinjos në sfidën e mbrëmjes ndaj Çekisë.
Ai do të marrë vendin e Ardian Ismajlit të dëmtuar, ndërsa pjesa tjetër e formacionit pritet të ketë i njëjti që luajti në sfidën e parë në Pragë.
Shqipëria do të luajë një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e saj dhe shanset për një kualifikim në Euro 2024 janë reale pasi kombëtarja kryeson grupin E me 10 pikë.
Tekniku Silvonjo u shpreh para kësaj sfide se fusha e lojës mund të ofrojë gjithçka dhe se çekët janë një kundërshtar i vështirë.
Formacioni i kombëtares sonte ndaj Çekisë
Berisha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi