Mediat çeke raportojnë se Federata Çeke e Futbollit do të mblidhet së shpejti për të konfirmuar shkarkimin e trajnerit Jarosllav Sihavi pas humbjes 3-0 në transfertën ndaj Shqipërisë.
Humbja ndaj kombëtares tonë është përjetuar si katastrofë në Pragë dhe drejtuesit e futbollit çek nuk kanë pritur për shkarkimin e trajnerit në prag në sfidës vendimtare ndaj Ishujve Faroe.
Jarosllav Sihavi pati të njëjtin fat si Fernando Santos, pasi tekniku portugeziI Polonisë u shkarkua po ashtu pas humbjes që polakët pësuan në Tiranë.
Djemtë e Silvinjos po kthehen në makth si për kundërshtarët në fushë, ashtu dhe për trajnerët.