Marvin Çuni ka marrë ftesën e Silvinjos për të qenë pjesë e kombëtares në miqësoren ndaj Bullgarisë ditën e martë.
Sulmuesi i Frosinones do të ketë shansin e shumëpritur për të treguar vlerat e tij në kombëtare, ndërsa në të kaluarën ka luajtur si pjesë e Shqipërisë U-19.
Ndaj Bullgarisë do të mungojë Mirlind Daku. Sulmuesi është larguar nga grumbullimi pasi pësoi një tërheqje në kofshë në ndeshjen ndaj Çekisë.