Ish-mesfushori i kombëtares, Edvin Murati foli për “Panorama Sport” lidhur me ecurinë e kuqezinjve në këtë fazë eliminatore. 

Ndër të tjera ai theksoi se kjo përfaqësuese është më e mira në historinë e futbollit tonë dhe merita është e trajnerit Silvinjo.

“Është fryma pozitive në ekip që trajneri Silvinjo ka futur dhe që konfirmohet te çdo lojtar në fushë. Unë shikoj me kënaqësi që çdo futbollist, i cili ka luajtur, nuk ka shfaqur ego individuale, por ka dhënë në fushë për skuadrën. Më duket një kombëtare shumë e mbledhur dhe në harmoni të plotë. Këtë e konfirmojnë edhe ata që nuk luajnë, sepse janë të gjithë bashkë që skuadra të ecë mirë. Për këtë meriton një bravo të madhe trajneri Silvinjo, sepse po bën atë që bëri dikur De Biazi, por me ndryshimin që braziliani po e bën akoma më mirë.” – nënvizon Murati.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *