Rreth 23.4% e popullsisë shqiptare jeton me vetëm 681 lekë në ditë, sipas të dhënave të Bankës Botërore, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon.

Sipas përllogaritjeve, pjesa më e madhe e kësaj shume shkon vetëm për ushqime bazë, ndërsa pjesa tjetër mezi mbulon faturat minimale të jetesës. Me rreth 400 lekë në ditë për ushqim, shumë familje detyrohen të kufizohen te buka, vezët, orizi, makaronat apo perimet më të lira, ndërsa mishi dhe produktet e tjera mbeten pothuajse të paarritshme.

Edhe pagesat për energjinë elektrike, ujin dhe transportin publik rëndojnë mbi këtë buxhet minimal, duke i detyruar shumë qytetarë të heqin dorë nga nevoja bazë për të mbijetuar.

Sipas të dhënave, një pjesë e madhe e kësaj kategorie nuk arrin të përballojë qiranë, shërbimet shëndetësore, medikamentet, arsimin apo blerjen e veshjeve pa ndihmë nga familjarët ose të afërmit.

Raporti nxjerr në pah vështirësitë ekonomike me të cilat përballen mijëra familje shqiptare, ndërsa kostot e jetesës vijojnë të rriten.

Burimi: Monitor.al

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *