Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka bërë publike refuzimin e ftesës për të marrë pjesë në aktivitetin që Partia Socialiste organizon të premten në sheshin “Italia”, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të saj.

Në një deklaratë të gjatë publike, Dade drejton kritika të ashpra ndaj drejtimit aktual të PS-së, duke argumentuar se partia është larguar nga parimet e saj themelore. Ajo e lidh qëndrimin e saj me protestat e të rinjve që po shkundosin Tiranën prej ditësh, të cilat i konsideron si shprehje të ligjshme të pakënaqësisë sociale.

Sipas Dadës, ajo që po ndodh sot brenda PS-së është pasqyrë e asaj që ndodhi me PD-në në vitet ’90: “Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike kur Sali Berisha e ktheu atë në pronë private dhe zaptoi të djathtën, po përsëritet sot simetrikisht me Partinë Socialiste. Ky zaptim duhet të marrë fund.”

Dade u bën thirrje socialistëve të vërtetë të distancohen nga një aktivitet që, sipas saj, organizohet me presion dhe me anë të administratës shtetërore.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *