Në një operacion të zhvilluar nga Policia në Tiranë, janë goditur tre call-center që dyshohet se përdoreshin për mashtrime ndaj qytetarëve evropianë. Aksioni u krye pas një hetimi të gjatë nga sektori i Krimit Kibernetik.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtyre qendrave, u sekuestruan mbi 800 mijë euro cash, si dhe pajisje të shumta teknologjike, përfshirë serverë dhe kompjuterë, që dyshohet se përdoreshin për realizimin e skemës së mashtrimit.

Rreth 80 operatorë janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje, ndërsa disa persona janë arrestuar. Sipas hetimeve paraprake, dy prej tyre dyshohen se konvertonin paratë e përfituara nga mashtrimet në kriptomonedha për të fshehur gjurmët.

Nga kjo skemë dyshohet se janë mashtruar mijëra qytetarë në vende të ndryshme të Evropës, ndërsa dëmi ekonomik i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 50 milionë euro. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë dhe baza të tjera që mund të jenë pjesë e këtij rrjeti.

Personat e arrestuar:

  • Eduart Dalla
  • Mateo Hoxha
  • Tedi Agastra
  • Ledio Toçi
  • Xhoel Mekollo
  • Marsel Lami
  • Xhoji Hitaj

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *