Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’u përgjigjet protestuesve përmes letërsisë. Në një postim në Facebook, ai publikoi poezinë “Kundërshtarëve të mi” të Dritëro Agollit, duke e shoqëruar me urimin për një javë të mbarë.

Postimi vjen në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej javësh dhe është interpretuar si një mesazh politik ndaj protestuesve dhe kritikëve të tij. Në vargjet e poezisë, Agolli përcjell idenë se sulmet dhe baltosjet mund të kthehen në forcë dhe zhvillim.

Ndër vargjet e publikuara nga Rama spikat shprehja: “Sa baltë po hidhni mbi mua, sa mbi baltën korija bleron”, e cila është komentuar si një përgjigje simbolike ndaj kritikave dhe protestave që po zhvillohen kundër qeverisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *