Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe pajisje ushtarake gjatë kontrolleve në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok.

Sipas raportit policor, në rastin e parë janë sekuestruar 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 18 fishekë të një kalibri të panjohur.

Në shtëpinë e dytë janë gjetur 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 56 gëzhoja, një bajonetë, një maskë ushtarake dhe tri pajisje ushtarake për ushqim.

Ndërsa në shtëpinë e tretë janë konfiskuar një pushkë ajrore, 31 fishekë dhe disa para të vjetra jugosllave.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *