Sot mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë, duke shënuar një muaj nga nisja e tubimeve qytetare. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve të diasporës, t’i bashkohen protestës në Tiranë.

Grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e 30-të radhazi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *