Aktivisti Visuar Dalipi, një nga organizatorët e protestave në Tiranë, deklaroi se gjatë javëve të fundit ka marrë kërcënime serioze, të cilat, sipas tij, kanë përfshirë edhe fëmijën e tij 1-vjeçar.

Dalipi tha se, për arsye sigurie, është detyruar ta largojë fëmijën dhe se prej rreth një muaji nuk e ka parë. Ai pretendoi gjithashtu se persona të panjohur kanë shkuar pranë banesës së tij.

Organizatori i protestave u distancua nga aktet e dhunës të ndodhura gjatë tubimeve, duke theksuar se organizatorët kanë bërë vazhdimisht thirrje që protestat të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa incidente.

Sipas Dalipit, protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *