Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën Lennart Meri se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë krah Aleancës Transatlantike, pavarësisht situatës gjeopolitike në botë.
“Shqiptarët janë ‘talebanë’ perëndimorë. Jemi me Aleancën Transatlantike deri në fund, çfarëdo që të ndodhë”, tha Rama, duke përdorur një metaforë për të theksuar besnikërinë e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s.
Rama u ndal gjithashtu te shqetësimet për Evropën, duke përmendur raportin e Mario Draghit dhe duke ngritur pyetjen nëse kontinenti po përballet me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë prioritetet ekonomike — pa u shoqëruar ende me veprime konkrete.

