Shqipëria do të përfaqësohet në finalen e madhe të Eurovizionit 2026 me këngën “Nan”, të interpretuar nga Alis, e cila do të ngjitet në skenë e pesta në renditjen e performancave.

Pas gjysmëfinales së dytë, “Nan” u kthye në një nga këngët më të komentuara dhe më të klikuara të mbrëmjes, duke rritur pritshmëritë për rezultatin e Shqipërisë. Në rrjetet sociale, fansat po vlerësojnë interpretimin emocional dhe skenografinë moderne të Alis, duke e konsideruar si një nga përfaqësimet më të forta shqiptare të viteve të fundit.

Në finalen e këtij viti marrin pjesë 25 shtete. Nata do të hapet nga Danimarka, ndërsa Austria, si vend mikpritës, do ta mbyllë spektaklin. Publiku mund të votojë deri në 10 herë, nga hapja e votimit deri 40 minuta pas performancës së fundit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *