Kryeministri Edi Rama është përballur me protesta edhe gjatë vizitës së tij në Berlin, ku një grup qytetarësh shqiptarë kanë shprehur pakënaqësinë ndaj tij në momentin e daljes nga një aktivitet ndërkombëtar.
Protestuesit kanë thirrur slogane kundër tij, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.
Sipas pamjeve të publikuara, Rama është parë duke i përshëndetur protestuesit përpara se të largohej me automjet nga vendngjarja.
