Publicisti Enver Robelli ka reaguar ashpër ndaj debatit për provimin e jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar që studentët shqiptarë ta japin atë tërësisht në gjuhën shqipe.

Në një postim publik, Robelli ka hedhur poshtë propozimet për zgjidhje kompromisi, si zhvillimi i pjesës teorike në shqip dhe asaj praktike në maqedonisht. Ai i ka cilësuar këto ide si “broçkulla” dhe ka akuzuar eksponentë të koalicionit VLEN se po përpiqen të mashtrojnë opinionin publik.

Sipas tij, çdo lëshim në këtë çështje përbën cenim të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Robelli ka kritikuar edhe klasën politike shqiptare, si në Shkup ashtu edhe në Prishtinë, duke kërkuar më shumë angazhim për zgjidhjen e problemit. Ai ka drejtuar pyetje edhe ndaj BDI-së dhe partive të tjera shqiptare që kanë qenë pjesë e pushtetit për vite me radhë, duke kërkuar shpjegime se përse kjo çështje vazhdon të mbetet e pazgjidhur, ndonëse gjuha shqipe gëzon status zyrtar në vend.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *