Pas disa ditësh u tubuam prapë dhe i ramë Gjilanit.
Atje u bë luftë e madhe për shpërthimin e burgut. Më vonë kemi bërë luftë në Gadime…
Pas këtyre kemi shkuar në Drenicë për të ndihmuar Shaban Polluzhën.
Atje u bënë masakrime të mëdha, janë djegur katunde të tëra. Në ato luftime morrën pjesë edhe brigadat e Enver Hoxhës në anën e serbëve.
Brigadat e Enver Hoxhës atëherë po ktheheshin nga luftimet në Bosnje, ku kishin ndihmuar Jugosllavët për të luftuar gjermanët dhe po hynin bashkë me ta për t’i luftuar tashti shqiptarët e Dardanisë!
Në të vërtetë Shaban Polluzha u nis pas njerëzve të vet, të cilët ishin mbledhur në Brigadën e VII, e cila ishte formuar për ta mbrojtur Dardaninë. Mirëpo ata i kishin nisur në pikë të natës gjoja në një manovër, por në të vërtetë po i shpinin drejt Sremit. Kur e diktoi këtë dinakëri Shaban Polluzha, i ktheu ata në çastin e fundit për të mbrojtur Dardaninë që po rrezikohej nga sllavo-komunistët dhe çetnikët.
Para se të nisej, me Shaban Polluzhën pata një shkëmbim fjalësh të nxehta. Ai ishte trim dhe besnik. Ai nuk kishte bashkëpunuar me askë.
Ishte një lufëtar i madh dhe mjaft i drejtë.
Në ndaljen e njerëzve për të mos shkuar në Srem kishte vrarë edhe konduktorin. Për këtë arsye u krijua rrëmuja dhe u kthyen pas tij pastaj në Drenicë.
Kur u kthye atje Shaban Polluzha, ne ishim në Drenicë.
Po ashtu ishin atje Ymer Berisha, Adem Selimi, Ibrahim Kelmendi, Abdyl Henci, etj.
Ç’ po ndodhte atje? Sa arriten brigadat e Enver Hoxhës pranuan ti merrnin urdhërat serbisht, sepse ata konsideronin se ishin në tokën sërbe !
Ishte urdhëri i Enver Hoxhës që të flisnin sërbisht ushtarët e tij:
“Levo-desno!”
“PROF. LUAN GASHI: DËSHMI AUTENTIKE TË HISTORISË SHQIPTARE, SHAIP BEQIRI, “ZËRI”.