Humbja e mbrëmshme ndaj Izraelit prodhoi njê skenar tashmë të shndërruar në serial për kombëtaren shqiptare. Trajnerët ndërrohen por trashëgimia e problemeve mbetet e njëjta. Përjashtim nga aksioma ishte vetëm Xhani De Biazi. Mungesa e rezultateteve vazhdon të jetë pasojë e një fizionomie apatike tashmê hermetike që kjo skuadër shpalos në drejtimin e Edi Rejës.
Merita e Xhani De Biazit ishte aftësia e tij për krijimin e frymës së grupit në ekip. Ai e shpalosi qartë filozofinë e tij në të cilën Shqipëria kishte potencial të sulmonte pak, të shënonte me pikatore, por gjithashtu kishte potencial akoma.më të madh për t’u mbrojtur mirë e për të pësuar shumë pak. Shqipëria e De Biazit u ndërtua rreth kësaj filozofie dhe suksesi i kualifikimit në Euro 2016-ë ishte produkti i besnikërisë ndaj kësaj filozofie.
Një ekip që mbronte shumë, agresiv në mesfushë dhe gjithnjë në përpjekje për të shfrytëzuar dy-tre shanset për gol gjatë 90 minutave. Nuk ishtë një kombëtare e bukur për t’u parë, por bukuria qëndronte në aftësinë e ekipit për të marrë rezultat. Në futboll, menaxhimini i duhur i aftësive, vetëdija paraprake mbi potencialin e organikës kanë qenë dhe mbeten dy premisa garante drejt suksesit.
Qartësia e kthjelltësi e De Biazit duket tê jenê dy mangësitë evidente të Edi Rejës. Tenkiku me përvojë i.kuqezinjve tanë, që në fillim solli një risi në formacion, rreshtimin e ekipit me tre mbrojtës në fazën mbrojtëse, çka duket se ishte pikënisja e kaosit konceptual dhe atij real në fushën e blertë. Që kur Reja mori drejtimin e ekipit, mbrojtja ka qenë dhe vijon të mbetet makthi i shqiptarëve në stadium dhe atyre që ulen për ta parë nga televizioni. Nga krenari, mbrojtja u shndërrua në frikë permanente. Pasiguri e gabime pothuajse në çdo pêrballje. Mungesë kordinimi e nervozizëm, tregues këta të apatisë taktike.
Dështimi më transparent i Edi Rejës duket të jetë krijimi i një mesfushe kreative, paçka se kualiteti nuk ka qenë asnjëherë më i lartë. Asllani, Bare e Bajrami nuk po arrijnë të krijojnë njê treshe mesfushe solide. Kjo u pa.dhe në sfidën e mbrëmshme në Izrael ku Asllani ishte vendosur si trekuartist, krejt jashtë pozicionit të tij natyral në regjinë e ekipit para mbrojtjes.
I persekutuari më i madh i këtij kaotizmi taktik po rezulton Armando Broja. Sulmuesi me kualitetin më të lartë në historinë e kombëtares shqiptare duket i izoluar në majën e sulmit, i pafurnizuar, gjithnjê në pritje që ai të shpikë diçka nga repertori i tij si në dy përballjet ndaj Hungarisë. Mirëpo futbolli nuk është tenis.
Pra, De Biazi nuk i pati kualitetet e Rejes, por pati aftësinë e krijimit të grupit. Reja i ka kualitet (mbase ekipin më kualitativ në historinë e kombëtares), por qartësisht i mungon aftësia e krijimit të frymës së grupit e për pasojë dështimi shpaloset në mungesën e një identiteti tê qartë në fushën e blertë. Në futboll ka fitore të shëmtuara dhe disfata me dinjitet. Deri sot Edi Reja nuk ka përmbushur asnjërën pritshmëri. Edhe sa do të pritet që Edi Reja t’i japë një fizionimi ekipit tonë kombëtar? A është provusr tashmë paaftësia e tij në përmbushjen e këtij misioni?
A janë këto pyetje që kërkojnë përgjigje apo janë vetëm pyetje retorike?