Faik KONICA (nga studioja Harris Ewing, 20 gusht 1927)

I

Zoti Hekur,

Ju njoftój se rekllamasioni juaj nuk u-muar në konsiderasión.

Zgjébua, prefekt d. v.

II

Zoti Prefekt,

E këndova kartën t’uaj, ku më keni të njohur se ankimi im nuk u-muar në sy. Po më vjen keq që nukë shtuat edhé arësyet per të cilat nuk u dëgjua kërkimi im.

Hékuri, d. v.

III

Zoti Hekur,

Nukë jam oblizhé të ju revelój motivet enterne që e desiduan administrasionin të refyzojë rekllamasionin tuaj.

Ballafaqimi rrjeth vetvetiu nga elementat.

Zgjébua, prefekt, d. v.

IV

Zoti Prefékt,

Nuk ju jam lutur të më zbuloni të fshehta të Shtetit. Po më duket se, kur hidhet poshtë nje qarje, kam të drejtën të pyes persé.

Elementat rrjedhin vetvetiu nga ballafaqimi.

Hékuri, d. v.

V

Zoti Hekur,

Në paçi lodás të më shkruani përsëri nje letrë ensoilane si até të fundit, nonsolmán nuk do të ju përgjigjem, po do te mar demëzýr rëgretábl.

Zgjébua, d. v.

VI

Monsieur le préfet,

II y a évidemment un malentendu. J’ai le plus profond respect pour les autorités, et je crois n’avoir fait preuve envers elles ni d’audace ni d’insolence. Je vous ai simplement demandé les motifs pour lesquelles ma réclamation n’a pas été prise en considération.

Hékuri, m. p.

VII

Zoti Hekur,

Do t’ju bëj rëmarké se lalangofisiél e Shqipërisë është shqipia. Parkonsekán letra juaj e fundit nuk ësht admisibl, se eshte redizhé në një gjuhë të huaj.

Zgjébua, d. v.

VIII

Zoti Prefékt,

Nuk kuptój sí munt të quhet gjuh’ e huaj frëngjíshtia, kur është pranuar si ortake gjysmë per gjysmë me shqipen. Ortakësia është gje shum’ e mirë në tregëtí; po në shesh të gjuhësisè, pema e ortakèsisë eshtë një doç. Më të shumët nëpunës të Shqipërisë sot s’dinë as shqip as frengjisht; po me që duket sheshit se frengjíshtia u pëlqén më tepër se shqípia, do t’a nxenë me kohë frengjishten në qofte se kió bëhet gjuha zyrtare e vendit.

Në të dy mij vjetët e fundit, më parë latinishja, pastáj greqishtia, më në funt turqíshtia, kanë qënë gjuhë zyrtare të Shqipërisë. Pse të mos kemi persërí ,si gjuhë zyrtere një gjuhë të huaj, po këtë herë të zgjedhur lirisht nga né vetë? Sikur të kasnecohej frëngjíshtia si gjuha zyrtare e vendit, do të kishim dy fitime: do t’përdorjim në punë të Guvernës një gjuhë të bukur, dhe pak’ a shumë të perbótëshme; dhe do t’i lëjim pópullit lirinë të flasë gjuhën e tij të pacërlosur.

Hékuri, d. v.

IX

I padíturi A. B. C. Hékuri urdhërohet formelmán të dalë perpara tribynalit, të hënën që vjen, purrepóndr disa aqyzasióneve kundrè lasyrëté të Shtetit, të bëra nga Zoti prefékt Zgjebo.

Inajetullahu 

komísár i policís, d. v.

X

Desizión i Tribynalit:

Unë, zhyzhi Ubejdulláh, u-silloisa këtéj, u-silloisa andéj edhé desidova se i pandéhuri A. B. C. Hékuri, i cili, si nga letrat odasioze, ensollane, dhe inadmisible, që i dërgoj Zotit prefékt Zgjebo, ashtù edhé nga responset që i bëri tribynalit, u-revelua tradhëtór, bolshévik, anklén alasedisión, sanmorál dhe sanpatri, të bëhet kondané në dhjetë vjete burg otravoforsé.

(Këtu Vula)

I „pandéhuri“, i „padíturi“, i dënúari Hekur taní thyen gurë n’udhë të ré të Tomorit.

(Marrë ngà DIELLI” i Bostonit, 4. XII. 1938)

Përgariti për botim: Agim Morina

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *