Nga Uran Butka

Masakra e Tivarit e 31 marsit 1945 është një nga plojat më të përgjakshme dhe më të pabesa, e realizuar kundër shqiptarëve. Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav, në marrëveshje dhe bashkëpunim me shtetin komunist shqiptar.

Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platformë e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim”. Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura me kolonë serbë, hercegovinas, malazezë e maqedonas, nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçlirimtare.

Këto projekte kriminale, antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ-së dhe i Lëvizjes NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë”.

Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZN-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe nëpërmjet shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaro-madh”, kundër “bashkëpunëtorëve” të nazifashizmit etj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionare, kundërrevolucionare, irredentiste, që duhej nënshtruar dhe tjetërsuar etnikisht.

Por, në kushtet e Luftës së Dytë Botërore dhe menjëherë pas saj, ky nënshtrim dhe spastrim i plotë etnik ishte tepër i vështirë për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Jugosllavisë, sepse populli i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare ishte i tëri në këmbë, i ndërgjegjësuar dhe i armatosur për të mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtë kombëtarë, përkundër politikave e praktikave antishqiptare e kriminale të PKJ-së dhe të Ushtrisë NÇJ. Titos dhe udhëheqjes jugosllave nuk u interesonte edhe një luftë tjetër në Kosovë për ripushtimin e dhunshëm të saj; pas mbarimit të luftës këtë gjë mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me ndihmën e propagandës dhe të armëve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.

Këtë bashkëveprim ndërmjet Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar “reaksionin” në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944 komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant Peko Dapçeviç.

Tito, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj dhe u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944.

Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri, prej shtatë ushtarakësh me në krye kolonelin V. Stoiniç, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha, dhe komisari Boshko Çakiç.

Pala shqiptare u tregua e gatshme. Më 12 shtator 1944, komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, i dha urdhër Korparmatës I të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë.

Po në këtë datë, mentori i E. Hoxhës, Miladin Popoviç, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH për Korpusin I:

“Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviç, shën. im UB) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!”

Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspiracion edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:

“Të mos u tregohet anglezëve objektivi i brigadave V dhe III që do të shkojnë në Kosovë.”

Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organizata të fuqishme politike dhe ushtarake nacionaliste, si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit e më pas “Besa Kombëtare” dhe Organizata Nacionaldemokratike Shqiptare (ONDSH), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare.

Në këto kushte, Tito thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”.

E. Hoxha e dinte mirë pse thirreshin brigadat nacionalçlirimtare të Shqipërisë në Kosovë, ndaj, si një vasal i bindur dhe i ndërgjegjshëm për çka bënte, urdhëronte brigadat e Divizionit I:

“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë.”

Në muajin nëntor 1944 u angazhuan në këtë luftë edhe Divizioni V, që përfshinte brigadat III, V dhe XXV, dhe Divizioni VI (brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve.

Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në urdhërveprimin e kësaj armate përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë:

“Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë; të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë e gjakatorëve do të dënohet…”

(… teksti vijon në të njëjtën mënyrë, i korrigjuar në drejtshkrim, pikësim dhe rrjedhshmëri …)

Nëse përpiqemi të konkludojmë për numrin e saktë të të vrarëve në këtë tragjedi të përmasave ballkanike, numrit prej 2933 vetash të masakruar në Tivar, Trogir, Dubrovnik etj., po t’i shtojmë shifrën prej 1000 shqiptarësh të vrarë e të zhdukur në Shqipëri, sipas dokumenteve jugosllave dhe shqiptare, rezulton shuma prej 3933 shqiptarësh të vrarë, të mbytur, të helmuar e të zhdukur në tragjedinë e quajtur e Tivarit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *